Search This Blog
Stripi "Hyjnesha"
"Hyjnesha" është strip feminist në gjuhën shqipe. Autore e fabulës, skriptës dhe ilustrimeve është Eurisa Rukovci. Eurisa nuk është as shkrimtare e as ilustratore. Ajo është psikologe nga Prishtina që merret me aktivizëm për të drejtat e grave dhe stripi është hobi dhe pasioni i saj. "Hyjnesha" është historia e një vajze-superhero që e lufton në Kosovë pabarazinë gjinore, por që njëherazi reagon edhe kundër pabarazive të tjera.
